Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov ka orgnaizuar për javët e ardhshme një takim me krerët e partive më të mëdha politike të Maqedonisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave në takim janë ftuar edhe krerët e partive shqiptare si Ali Ahmeti, Menduh Thaci dhe Imer Selmani.

Sipas burimeve, në takim nuk do të mungojnë as krerët e dy partive më të mëdha, Nikolla Gruevski i VMRO/DPMNE dhe Branko Cervenkovski i LSDM.

Burimet shtojnë më tej se temë qendrore e takimit, që pritet të mbahet më 23 janar, do të jetë integrimi i Maqedonisë në strukturat evropiane.

Top Channel