I dërguari ndërkombëtar për Bosnjen, Valentin Inzko ka deklaruar se ky vend ka nevojë urgjente për krijimin e qeverisë së re.

Diplomati austriak u ka bërë thirrje autoriteteve lokale që qeveria e re të ketë në qendër të axhendës së saj anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Pas zgjedhjeve të 3 tetorit në Bosnje janë krijuar dy blloqe politike, njëri i drejtuar nga radikali serb Milorad Dodik dhe tjetri nga Zllatko Llagumxhija.

I pari, që ka shprehur ambicjen për pavarësimin e Repulikës Serbe, drejton Unionin e Pavarur Socialdemokrat, ndërsa i dyti partinë multietnike.

Top Channel