Mundësitë për ekstradimin e mjekut turk Jusuf Sonmez në Kosovë janë shumë të vakëta.

Deklarata është bërë nga një zyrtar turk për agjencinë e lajmeve “AFP”, sipas të cilit opsioni më i mundshëm është ai i gjykimit të të dyshuarit në Turqi.

Autoriteti turk ka deklaruar se, edhe pse gjykata e la dje të lirë mjekun, ai do të përballet gjithësesi me drejtësinë.

Aktualisht drejtësia turke është në kontakt të vazhdueshëm me atë kosovare për cështjen e Sonmez, i cili akuzohet për përfshirje në transplante ilegale organesh në Kosovë.

Mjeku turk u arrestua ditën e martë në Stamboll, gjatë një operacioni të policisë në vilën e tij luksoze.

Top Channel