Komisioni Evropian, duke komentuar publikimin e videos me zëvendëskryeministrin Ilir Meta, ka kërkuar një hetim të detajuar nga drejtësia shqiptare.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Komisionit, Natasha Buttler i ka kujtuar Tiranës zyrtare se lufta ndaj korrupsionit është një nga kriteret kyce për pranimin e vendit në BE.
“Sapo jemi informuar për këtë zhvillim të fundit në Shqipëri. Është në dorë të drejtësisë shqiptare të hetojë për cështjen. Askush nuk është mbi ligjin, lufta ndaj korrupsionit është një nga 12 kriteret kyce që KE i ka vendosur Shqipërisë për anëtarësim. Prokuroria ta hetoje cështjen”, ka deklaruar Buttler.
Zëdhënësja ka shtuar më tej se në bazë të ecurisë së këtij hetimi KE do të marrë një qëndrim për financimet e tij në Shqipëri.
Top Channel