Korrupsioni në nivelet e larta të qeverisjes
11/01/2011 22:00
Top Channel denoncon sot korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë.
Pazaret që bëhen, që nga ato më të thjeshtat për vende pune dhe deri tek cështjet më të mëdha, ku diskutohet për ndarjen e tenderave për njerëzit e pushtetit, dhënien e licensave për persona afër politikës dhe politikanëve në pushtet, të gjitha këto nga zyrtarët më të lartë dhe brenda zyrave të shtetit.
Emisioni “Fiks Fare” do të tregojë përmes një videoje të incizuar se si persona në nivelet më të larta të qeverisjes ndikojnë në dhënien e favoreve ekonomike për biznese dhe biznesmenë, si pas ndarjes së tortës së pushtetit politik, politika ndan edhe tortën ekonomike, paratë dhe pasurinë e shqiptarëve.
Top Channel