Karta e të Zhdukurit, e publikuara nga Akademia Britanike imponon tre obligime krysore për qeveritë, garantimin që cdo viktimë e konflikiteve të armatosura të regjistrohet menjëherë, të identifikohen saktë dhe të pranohen publikisht si të tillë.

E vecanta e kësaj Karte të lancuar është edhe bashkëpunimi unik mes Qendrave Ligjore Humanitare në Serbi dhe Kosovë, ku respektivisht drejtuesit e tyre Sandra Orlovic, dhe Bekim Blakaj, kanë lancuar bashkarisht në Londër volumin e parë të librit “Kujtimi i Kosovës”.

Ky botim është pjesë e një projekti më të madh, ku tregohet historia e cdo viktime të konfliktit nga të gjitha komunitetet në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 2000.

“Fondi për të Drejtën Humanitare ne Kosovë, hulumtues dhe analiste, kanë dhënë kontributin e tyre në mënyrë të përkushtuar në faza dhe peridha të ndryshme kohore, duke filluar nga viti 1998 e deri më tani. Gjithashtu, 18 bashkëpunëtorë të jashtëm kanë dhënë kontributin e tyre të cmuar në intervistimin e dëshmitarëve okularë të ngjarjeve të luftës dhe të familjarëve të të vrarëve, rënëve dhe zhdukurve”, thotë për Top Channel, Bekim Balaj.

Projekti ka filluar në vitin 2005 dhe vetëm për intervistimin e dëshmitarëve dhe familijarëve janë dashur më shumë se 4 mijë ditë pune.

Libri “Kujtimi i Kosovës”, i cili pritet të ketë volume të tjera në të ardhmen, është projektuar për të qetësuar mosmarrëveshjet e hershme dhe mungesën e besimit në lidhje me përmasat reale të viktimave të konfliktit në Kosovë.

Sipas insititutit të pavarur studimor, “Oxford Research Group”, kjo Kartë e lancuar në Londër, do të pakësojë agonin për fatin e paditur të të dashurve të humbur, të menduar të vdekur dhe do të ofrojë një fytyrë njeriu për shumë viktima të panjohura dhe të zhdukura nga dhuna në konflikitet e armatosura.

Top Channel