Artistja midis kafshëve të egra
04/01/2011 12:00
Një artiste zgjodhi një mënyrë unike për të realizuar një fushatë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e kafshëve të egra.
E rritur në San Francisko, 52-vjeçarja Jasmina Newell u shndërrua në nismëtaren e një fushate fotografish, në të cilat ajo qëndronte pranë kafshëve të egra, e veshur njësoj si to.
Nëpërmjet kësaj fushate, ajo synon të bëjë të gjithë njerëzit të kuptojnë se nuk janë kafshët ato që duhet të vijnë tek ne, por ne që duhet të gjejmë më shumë ndjeshmëri për ta.
”Babai im ka punuar në një kopësht zoologjik dhe ka rritur kafshë të shumta. E vogël, ëndrra ime ka qenë të jem një tigër, luan apo majmun, prandaj më duket sikur tashmë mund të realizojë një ëndër të fëmijërisë”, u shpreh gruaja.
Top Channel