Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Partia Demokratike e Kosovës rezulton e para me 34 mandate në Kuvend, ose 32.11%.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.69% ose 27 deputetë.

Lëvizja “Vetëvendosje” e cila për herë të parë hyri në një garë të tillë u rendit e treta me 14 deputetë, pasi fitoi 12.69% të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arriti të sigurojë 12 vende, ndërsa Aleanca Kosova e Re me aletatët e saj fitoi 8 të tilla.

Jashtë Kuvendit të ri të Kosovës mbeten Lidhja Demokratike e Dardanisë e cila ishte e përfaqësuar në legjislativin e kaluar dhe partia Fryma e Re që për herë të parë kërkoi votën e kosovarëve.

Në këtë mënyrë nga 120 vende që ka Kuvendi i Kosovës, 95 prej tyre janë për shqiptarët, ndërsa 25 të tjera për minoritetet etnike që jetojnë në vend.

Top Channel