WikiLeaks, qëllohet me pëllëmbë Ahmadinejad

30/12/2010 14:10

Irani ka bllokuar aksesin ndaj “El Pais”, e përditshmja spanjolle që ka publikuar një kabllogramë të bërë publike nga WikiLeaks, ku tregohet se Mahmoud Ahmadinejad është qëlluar me pëllëmbë nga ana e krerëve të pasdaran, Ali Jafari.

Autoritetet iraniane kanë bllokuar edhe aksesin e faqeve të tjera që kanë publikuar lajmin.

Kjo ngjarje nuk është publikuar nga mediat lokale dhe as është konfirmuar apo përgënjeshtruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA