Tregtia, rriten eksportet

29/12/2010 08:10

Eksportet vijojnë rritjen, kurse importet po shkojnë drejt uljes, duke ndikuar në një farë mënyrë në nivelin e defiçitit tregtar.


Sipas INSTAT-it, në muajin nëntor, u eksportuan rreth 14 miliardë lekë mallra, me ulje 1.5% në krahasim me muajin e kaluar, por me rritje 48.7% në krahasim me nëntor 2009. Lidhur me importet, kemi një nivel prej 42 miliardë lekë mallra, me rritje 0.7% në krahasim me tetorin dhe rritje 10.6% në krahasim me një vit më parë. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27,5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.9% krahasuar me muajin
paraardhës dhe një ulje prej 2.4% krahasuar me një vit më parë.
 
Sipas INSTAT-it, tregtia me vendet e BE është 66.3%, ku partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me

Italinë, eksporti është 52.8% dhe importi 30%, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.1% dhe importi 12.2%. Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grupmallrat tregon që eksporti i grupit “Ushqime, pije, duhan” u rrit 22.7%, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 9.4%, kurse eksporti i grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 18.3%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA