Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se akuzat e raportuesit të KiE, Dick Marty kanë si qëllim të pengojnë proceset integruese të Kosovës.

Në një intervistë për VOA, Thaci është shprehur i gatshëm për hetime, nga të cilat sipas tij do të dalin mashtrimet e Marty.

“Është një sulm i orkestruar për të ndalur hovin e Kosovës drejt strukturave euro-atlantike. Por nga hetimet do të dalë e vërteta, ashtu sic ka dalë me tre hetime të mëparshme”, ka deklaruar Thaci.

Në intervista të tjera të dhëna për media ndërkombëtare, kryeministri i Kosovës ka deklaruar se do ndjekë rrugën ligjore ndaj akuzave të reporterit të KiE.

Ky i fundit e akuzon Thacin se është lideri i një organizate kriminale të tipit mafioz, që merret me trafik droge, armësh dhe organesh njerëzore.

Top Channel