Shalsi: Lufta ndaj korrupsionit, propagandë
29/12/2010 16:35
Opozita tha sot se pretendimet e qeverisë për luftën kundër korrupsionit janë vetëm propagandë.
Sipas deputetit Eduard Shalsi, korrupsioni nuk është më një plagë, por një sistem qeverisës.
“Kur kryeministri e cilëson arritje të madhe luftën kundër korrupsionit, korrupsioni është emblema e kësaj qeverie. Të gjithë shqiptarët e dinë që trajtohen si plackë lufte nga një koalicion që rri në pushtet vetëm si pasojë e korrupsionit. Majlinda, Genci, Iliri, Luli, Ridvani, Fatmiri, Mimoza dhe Albana janë simbolet e korrupsionit, të cilëve Saliu u shtrëngon dorën cdo ditë dhe po u fal vendin copa copa”, ka deklaruar Shalsi.
Top Channel