Rama, mbështetje të rinjve

29/12/2010 17:45

Në këtë fundviti, kreu i bashkisë së Tiranës ka menduar një dhuratë të vecantë për dhjetra të rinj, pjesë e rrjetit rinor të kryqytetit.

Në ish-kinema “Agimi”, dhjetra të rinj kanë shijuar një film tredimensional.

“Besoj se pavarësisht se sa shumë ofron sot ekrani i televizorit dhe se sa shumë zgjedhje mund të bëhen duke shtypur telekomandën në shtëpi, asgjë nuk e zëvendëson magjinë e sallës së kinemasë. Ky është një moment për t’u uruar të gjithëve gëzuar festat”, ka deklaruar Rama.

Në këtë formë, kreu i bashkisë ka falenderuar këta nxënës të dalluar që kanë dhënë kontributin e tyre si qytetarë aktivë.

Top Channel