Metani, gazi që mund të na vrasë të gjithëve

29/12/2010 21:55

Metani është gazi që një ditë mund të na vrasë të gjithëve, ishte përfundimi i një kërkimi shkencor, publikuar ditën e sotme në “Il Corriere”.

Niveli i metanit është rritur me 158% në atmosferë, në krahasim me atë të periudhës para industriale, ndërsa përqendrimi i dioksidit të karbonit (CO2) vetëm me 38%.

Pavarësisht se metani është më i rrallë në natyrë se CO2 ai është fajtor për 18% të efektit serë dhe më shqetësuese është se nivelet e tij po vazhdojnë të shtohen me ritme tepër të larta.

Tymi i makinave është veçanërisht i pasur me metan, një gaz që prodhon nga 21 deri në 33 herë më shumë efektin serë për të njëjtën sasi. Pavarësisht se sisteme teknologjike përdoren në industri për të ulur ndotjen, ato nuk janë 100% efiçente dhe në vende të botës së tretë nuk ekzistojnë fare.

Sipas shkencëtarëve, efekti serë është shkaktar për mijëra të vdekur çdo vit, nëpërmjet rritjes drastike të temperaturave në dekadat e fundit. 

Top Channel