Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë

29/12/2010 14:20

Për të qenë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nevojitet më shumë se zgjuarsia dhe personaliteti.

Barack Obama duket se e di këtë gjë dhe nuk humbet rast për të praktikuar sport në kohën e lirë.

Lideri amerikan ka shfrytëzuar pushimet e Krishtlindjeve për të udhëtuar në Hawai dhe të praktikojë pak golf.

Nuk dihet nëse luan golf po aq mirë sa basketboll, sporti i tij i preferuar.

Top Channel