Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar sot Igor Lukshic si kryeministër të ri të vendit, pas largimit nga ky post të Milo Gjukanovic.

Në fjalimin e tij para deputetëve, kryeministri 34-vjecar ka deklaruar se prioritet do t’i kushtohet integrimit evropian të Malit të Zi.

“Të gjithë ne, qeveria, parlamenti, autoritetet lokale dhe shoqëria duhet të tregojmë vendosmërinë dhe gatishëmrinë për t’i përdorur njohuritë dhe kapacitetet tona drejt integrimit evropian”, ka deklaruar Lukshic.

Ai ka shtuar se do të angazhohet posacërisht për marrjen e datës së hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.

Unioni, edhe pse i ka dhënë Malit të Zi statusin e kandidatit, nuk i ka caktuar një datë për hapjen e negociatave për shkak të luftës së dobët ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit që lulëzojnë në këtë vend.

Top Channel