KQZ, largohen përfaqësuesit e PS-së
29/12/2010 12:00
Përfaqësuesit e PS-së në KQZ janë larguar nga mbedhja ku po diskutohet për kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi ka pasur konsensusin kryefjalë të diskutimit të saj.
Ajo ka deklaruar se “e gjithë situata aktuale nuk do të ndodhte nëse do të merrej parasysh kërkesa e dy anëtarëve të KQZ-së”.
Më pas ajo së bashku me anëtarët e tjerë të PS-së janë larguar.
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani e konsideroi si hipokrizi pretendimet e përfaqësuesve socialistë.
“Me hipokrizi të patundshme pretendojnë që të zgjidhin çështjet dhe pa pritur çohen dhe largohen nga KQZ”, tha Ristani.
Top Channel