Fondi i ekselencës, 42 bursa për 2010
29/12/2010 17:30
Të gjithë studentët më të mirë, që plotësojnë kriteret e përcaktuara, mund të përfitojnë nga fondi i ekselencës që u mundëson atyre të vijojnë studimet në një nga 15 universitetet më të mira në botë.
Kryeministri Sali Berisha në këtë fundviti i ka bërë thirrje pedagogëve që të bëhen pjesë e këtij projekti.
“Unë ju garantoj se nuk do ketë asnjë kufizim për këtë fond. Në bazë të kritereve do ta meritojnë jo vetëm studentët e Shqipërisë, por edhe ata shqiptarë në Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni, me kushtin e vetëm që pas studimeve t’i shërbejnë vendit të tyre”, ka deklaruar Berisha.
Këto deklarata kryeministri Berisha i bëri gjatë shpërndarjes së diplomave për 42 fituesit e bursës gjatë vitit 2010.
Top Channel