
Kryeministri Sali Berisha ka bërë publike nismën e mazhorancës kundër korrupsionit, si një prioritet i axhendës së qeverisë së tij për integrimin në BE. (UPDATE)
Heqja e imunitetit është një detyrim që duhet të kryhet për t’u hapur rrugë hetimeve mbi deputet dhe gjyqtarët. Por për miratimin në Kvuend, Berisha ka propozuar votimin me konsensus.
“Për shkak të mospranimit të opozitës, që pretendon të luftojë korrupsionin duke u fshehur pas imunitetit, duhet të sanksionohen me një deklaratë të firmosur nga të gjithë anëtarët e mazhorancës, si në shembullin e Bundestagut, ku deputetët deklarojnë se nuk njohin imunitetitn për raste korrupsioni dhe krimi të zakonshëm”, ka deklaruar Berisha.
Shefi i qeverisë, në kuadër të kësaj inciative, akuzoi edhe Prokurorinë e Përgjithshme, e cila sipas tij mbron opozitën.
“Le të rrijnë me imunitet ata, se i mbron prokuroria që fle mbi 4 mijë dosje. S’mund të mos shpreh mosaprovimin tim të plotë kundër asnjëansësisëë së saj. I bën shërbimin më të keq opozitës dhe vendit duke fjetur mbi dosjet e korrupsionit”, ka shtuar Berisha.
Tre vjet më parë, pas dështimit të një marrëveshjeje për reduktimin e imunitetit, socialistët në atë kohë dorëzuan në Kuvend deklaratën e tyre për lëshimin e imunitetit.
“Në emër të grupit parlamentar socialist dorëzoj në Paralament deklaratën vullnetare të cdo deputeti të PS, që vihen në dispozicion të organeve të hetimit në cdo rast që ato do ta kërkojnë”, deklaroi atëherë Valentina Leskaj.
Në atë kohë, qëndrimi i kryeministrit ka qenë i prerë, duke e cilësuar anti-ligjore dhe propagandë boshe këtë deklaratë.
“Të përpiqesh të lash duart me një deklaratë se heq dorë nga imuniteti kur prokuroria s’të heton dot për shkak të ligjit aktual të Parlamentit, sepse Parlamenti ka imunitetin, kjo e bën atë një akt propagandistik, bajat dhe të pavlerë”, tha atëherë Berisha.
Top Channel