Akuzat, Tahiri: Berisha të kërkojë falje

29/12/2010 18:45

Deputeti socialist Sajmir Tahiri ka reaguar pas deklaratës së prokurorisë, që rrëzoi akuzat e mazhorancës ndaj Edi Ramës.

Në një konferencë për shtyp, Tahiri është shprehur se nga hetimi akuzat kanë rezultuar vetëm shpifje dhe ka kërkuar nga kryeministri Berisha që të kërkojë ndjesë.

“Sot prokuroria vërtetoi se akuzat ishin shpifje. Berisha të kërkojë falje pasi hodhi baltë mbi kryetarin e PS, Edi Rama. Sot Saliu është kapur gafil nga prokuroria, që provoi se lepuri i 20 përqindshit është bërë lepur në barkun e Saliut”, ka deklaruar Tahiri.

Top Channel