Raporti i Dick Marty, që akuzon lidershipin kosovar për trafik organesh njerëzore dhe drejtim të krimit të organizuar, përputhet me një raport të shërbimit serb të inteligjencës, BIA.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Koha Ditore”, e cila ka arritur të sigurojë një raport të hartuar nga ky institucion në vitin 2003.

Në këtë raport vlerësohen si rrjete terroriste grupe të ndryshme shqiptarësh, të cilët sipas tij janë aktivë në trafikun e armëve, drogës dhe qënieve njerëzore.

Por ajo që bie në sy në këtë raport është mungesa e akuzave për trafikimin e organeve njerëzore.

Ngjashmëritë mes dy raporteve vërehen në vecanti në përshkrimin që i bëhet të ashtuquajturit grupi i Drenicës, si dhe lidhja e akuzave me kryeministrin kosovar Hashim Thaci.

Raportuesi Dick Marty i dorëzoi disa javë më parë Këshillit të Evropës një raport ku Thaci akuzohej si kreu i krimit të organizuar kosovar dhe se ka trafikuar organet e të burgosurve serbë gjatë luftës së vitit 1998-99.

Top Channel