Prokuroria, hetim gjyqtarit të Korcës

28/12/2010 14:50

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë heqjen e imunitetit për një gjyqtar të rrethit të Korcës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë institucioni i akuzës, sipas të cilit kërkesa ka të bëjë me gjyqtarin Alvano Murataj, i cili akuzohet për dëshmi të rremë.

Sipas një komunikate për shtyp, Murataj ka ndërruar dëshminë gjatë një hetimi për korrupsion, duke dalë në favor të të pandehurit.

Ndërkohë, zyra e prokurorisë së rrethit të Pogradecit ka nisur procedimin penal ndaj gjyqtarit, thuhet më tej në komunikatë.

Top Channel