Prishtina zyrtare nuk është e kënaqur me njohjet e pavarësisë, të cilat kanë munguar pavarësisht vlerësimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Deklarata është bërë nga ministrja e Jashtme në detyrë, Vlora Citaku, e cila ka bërë bilancin e dikasterit të saj gjatë vitit 2010.

“Numri i njohjeve është ngadalësuar dhe ndikim në këtë ka pasur edhe raporti i Dick Marty”, ka deklaruar Citaku.

Megjithatë, ajo ka vlerësuar se gjatë këtij viti ka pasur edhe arritje, duke e vënë theksin tek mendimi pozitiv i GJND-së dhe tek miratimi i rezolutës së re në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Në vitin 2011 Ministrinë e Jashtme e presin shumë sfida, mes të cilave më e rëndësishme është fuqizimi i pozitës së vendit në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar Citaku.

Top Channel