Nuklearet, Ahmadinejad: Tërhiqemi nga bisedimet

28/12/2010 11:30

Presidenti Iranian, Mahmoud Ahmadinejad deklaroi mesditën e sotme se vendi i tij mund të tërhiqet nga bisedimet me perëndimin përsa i përket programit bërthamor të vendit të tij.

Sipas numri një të shtetit arab, politikat armiqësore të perëndimit janë ato që po e bëjnë të pamundur për vendin e tij që të negociojë qetësisht për ambicjet nukleare.

Duke folur nga qyteti verior i Karaj, Ahmadinejad theksoi: “Durimi i vendit tonë ka një kufi dhe perëndimi po i mbyll vetë rrugën vetes. Politikat agresive nuk do të na gjunjëzojnë. Ato vetëm sa na bëjnë edhe më të vendosur”.

Deklarata vjen pasi në Këshillin e Sigurimit në OKB, vendet ranë dakord për një raund të ri bisedimesh, në plan për t’u mbajtur në Stamboll gjatë janarit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tij dyshojnë se Irani mund të jetë duke përdorur të drejtën për të shfrytëzuar paqësisht lëndët bërthamore, për të fshehur një program ndërtimi armësh pas pretendimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA