Parlamenti i Malit të Zi pritet të votojë sot qeverinë e re që do të ketë si kryeministër Igor Lukshic, pas dorëheqjes së Milo Gjukanovic.

Kabineti i ri qeveritar do të prezantojë programin dhe ndryshimet e reja brenda ekzekutivit, ndërkohë që më herët Lukshic ka deklaruar se do të vazhdojë me realizimin e prioriteteve të qeverisjes së kaluar.

Në kabinetin e ri qeveritar do të jenë gjashtë ministra të rinj, të cilët do të udhëheqin dikasteret kryesore.

Në këtë kabinet do të jetë i përfshirë me një post ministri edhe Ferhat Dinosha, lideri i Unionit Demokratik Shqiptar, si dhe një përfaqësues i partive boshnjake.

Top Channel