Pas festës së Krishtlindjeve pritet që edhe ajo e Vitit të Ri të vonojë rinumërimet e votave të 40% të qendrave të votimit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave rinumërimi ka rifilluar ditën e martë dhe deri më sot janë numëruar 380 nga 760 vendvotime.

Sipas burimeve, ky proces pritet të mbyllet më 4 janar, 5 ditë para rivotimit në pesë komuna të vendit.

Përfundimi i këtij procesi do të vendosë nëse do të ketë apo jo rivotim në komuna të tjera, përvec atyre të caktuara deri tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Top Channel