Kinë, vdesin 14 fëmijë në aksident

28/12/2010 08:30

Një mjet që duhet të çonte 20 fëmijë në shkollë në një provincë në qendër të Kinës u rrëzua në një humnerë, duke shkaktuar vdekjen e 14 fëmijëve dhe plagosjen e të mbeturve, lajmëroi media shtetërore.

Tragjedia ndodhi në Hunan, gjatë mëngjesit të së hënës, por lajmi u konfirmua me vonesë prej autoriteteve kineze. Vetëm nëntë prej viktimave ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa pjesa tjetër vdiq si pasojë e largësisë nga spitali dhe mungesës së asistencës në vend.

Arsyet që ndikuan në këtë aksident janë ende të paqarta, por sipas një zëdhënësi të qeverisë lokale të qytetit, moti ishte me shumë mjegull.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta