
Kryeministri Sali Berisha festoi për disa minuta me fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.
Duke shprehur nderimin për sakrificën sublime të prindërve të tyre, kryeministri Berisha u premtoi fëmijëve dhe nënave të tyre se qeveria do të bëjë gjithçka në mënyrë që, në mungesë të njerëzve më të dashur, ata të kenë një jetë sa më normale.
Për 247 fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, përveç festës dhe lojrave të organizuara, u shpërndanë edhe disa dhurata.
Ndërsa një xhest prekës ka qenë solidariteti i të gjithë efektivave të policisë, të cilët, me ndihmën e tyre, bënë të mundur që çdo fëmijë, nën moshën 18 vjeç, t’i dhurohej nga 20 mijë lekë.
Ndërsa familjet pa fëmijë ose me fëmijë mbi 18 vjeç kanë marrë si dhuratë një shumë prej 10 mijë lekësh.
Kryeministri Berisha garantoi se qeveria e tij do të bëjë më të mirën për të lehtësuar përpjekjet e këtyre familjeve për të ndërtuar të ardhmen që këta fëmijë meritojnë.
Top Channel