Durrës, dajat dhe nipat therren për një gardh

28/12/2010 13:25

Një ngjarje e rënde ka ndodhur në fshatin Rrushkull të Durresit, në të cilën kanë mbetur të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Te plagosurit kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, dajat janë përleshur me nipat e tyre. Shkak për sherrin është bërë zhvendosja e një gardhi që ndan pronën e dy familjeve.

Burime të policisë lokale kanë deklaruar se të plagosur me armë zjarri kanë mbetur shtetasit Artan dhe Admir Ujka, të cilet janë dërguar në spitalin e Durrësit, ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërsa të plagosur me thikë kanë mbetur shtetasit Ylli dhe Bledar Kola, që ndodhen në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Gjithcka ka nisur me një sherr për gardhin dhe gjakrat janë nxehur deri në përdorimin e armëve të zjarrit e të ftohta.

Ngjarja është klasifikuar si një plagosje për motive të dobëta dhe grupi hetimor po punon për të sqaruar pozicionet e të përfshirëve në të.

Ndërsa në cilësinë e dëshmitarëve janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona. Të plagosurit, megjithë plagët e marra, mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta