
Në minierat e kromit, në Bulqizë, pronësinë, sipas lejeve të dhëna nga Ministria e Energjitikës, më së shumti e zotërojnë njerëz të lidhur me pushtetin.
Pa asnjë investim për kushtet e punës, minatorët atje punojnë në kushte skandaloze sigurie.
Në galeritë e degraduara nuk është vënë dorë që pas rënies së komunizmit dhe pronarët e rinj vetëm i shfrytëzojne ato, pa bërë asnjë investim.
Ndërsa minatorët ngjasojnë me skllevërit për të cilët askush nuk shqetësohet nëse dalin gjallë apo jo nga këto zgavra të frikshme.
Një minator arrin të nxjerrë në sipërfaqe rreth 10 tonelata krom në ditë. Një ton kushton në treg rreth 200–250 dollarë.
Mesatarisht, një sipërmarrës nxjerr me krahun e këtyre njerëzve deri në 20 mijë dollarë mineral në ditë, ndërsa minatorët paguhen jo më shumë se 2 mijë lekë në ditë.
Top Channel