Mungesa e energjisë, biznesi kërkon ndihmë

27/12/2010 08:10

Biznesi e shikon zgjidhjen nga politika për furnizimin me energji elektrike. Problemet e shumta u ka shkaktuar bizneseve kosto në shifra të konsiderueshme dhe për këtë situatë kërkojnë ndihmën e ligjvënësve.

Mësohet se Konfindustria i ka kërkuar zyrtarisht Kryetarëve të Grupeve Parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste si dhe Jozefinës Topalli me cilësinë e Kryetares së Kuvendit, që të shqyrtojnë gjendjen e vështirë të cilësisë së furnizimit me energji elektrike të bizneseve dhe qytetarëve nga CEZ Shpërndarje si dhe njëkohësisht të kërkoj dhe të mbështes Entin Rregullator të Energjisë.
 
“Kuvendi i Shqipërisë  duhet të ndërhyj menjëherë në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sepse ekonomia kombëtare po ndjen gjithnjë e më shumë pasojat e dëmshme të ardhura nga furnizimi me cilësi tepër të  dobët të energjisë për industritë, bizneset dhe qytetarët”, deklaroi dje administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku.

Sipas tij, furnizimi me energji elektrike është krejtësisht jashtë standardeve të cilësisë jo vetëm të vendeve të Bashkimit Europian, por edhe të rajonit duke ndikuar ndjeshëm në kostot e prodhimit dhe shërbimeve, uljen e konkurrencës të industrive shqiptare dhe pengimin e investimeve të huaja dhe të vendit.

Konfindustria ka llogaritur, që vetëm në 8 sektorë industriale në hapësirën kohore të vetëm 10-mujorit të vitit 2010 dëmi financiar nga cilësia e furnizimit me energji elektrike nga CEZ Shpërndarje është mbi 23 milionë euro.

Në shkallë kombëtare dëmi ekonomik është disa herë më i lartë. Buxhuku thotë se, Kuvendit i kërkohet të ndërhyje sa më shpejt për të nxitur dhe njëkohësisht mbështetur ERE për përmirësimin e Kontratave së Furnizimit me Energji Elektrike të CEZ Shpërndarje, sipas standardeve të  vendeve të BE.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta