
Për ambasadorin spanjoll në Tiranë, Manuel Montobio, arritja e një kompromisi mes palëve politike në Shqipëri është i mundur, përkundër përplasjeve.
Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Montobio është shprehur se mjafton që palët të kenë vullnetin e duhur për të tejkaluar konfliktet.
“Kompromisi në politikën shqiptare është i mundur, duhet pasur vullneti i duhur. Duhet të braktisësh një ide që mund të ketë një arbitër i jashtëm dhe të mendosh që arritja e një kompromisi është më e rëndësishme për vendin”, ka deklaruar Montobio.
Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një kulturë të re politike, e cila duhet t’i përgjigjet thirrjes së qytetarit.
“Duhet që politikanët t’i përgjigjen thirrjes së qytetarëve. Mbi të gjitha është cështje e një kulture politike, që është një nga cështjet kryesore e cdo tranzicioni”, ka shtuar Montobio.
Top Channel