Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka deklaruar se nuk preferon të bëjë koalicion me PDK-në, nëse kjo e fundit bën aleate edhe AAK-në.

Deklaratën e tij Pacolli e ka bërë në një intervistë për të përditshmen kosovare “Express”, ku ka shprehur ambicjet e tij për postin e presidentit.

“Kontributin tim më të madh do ta jepja në Presidencë”, ka pohuar Pacolli, i cili ka sqaruar edhe arsyet përse nuk dëshiron që në aleancë të përfshihet edhe AAK.

“Nuk kam vija të kuqe me AAK-në, por kam vetëm një frikë. Nëse PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë së bashku, atëherë hapësira jonë do të jetë e reduktuar dhe veprimet tona nuk do të vërehen”, ka nënvizuar Pacolli.

“Nëse do të jetë kështu, unë nuk do të jem i interesuar për këtë formulë qeverisjeje”, ka theksuar ai.

Top Channel