Fino: S’e lëmë Shqipërinë ta mbysë Berisha
27/12/2010 22:40
Deputeti socialist, Bashkim Fino në fjalën e tij akuzoi kryeministrin Berisha se nuk do zgjidhjen e krizës për të mbajtur peng të gjithë zhvillimin e Shqipërisë.
Fino tha se politika e opozitës kanë mbështetjen e mbarë opinionit publik shqiptar dhe të faktorit ndërkombëtar. Deputeti socialist tha gjithashtu se Berisha mbyti Shkodrën por opozita nuk do ta lejojë atë të mbysë gjithë Shqipërinë.
Pas deputeti socialist replikoi, si zakonisht replikoi kryeministri Berisha. Kryeministri vijoi me sulmet verbale ndaj deputetëve të opozitës dhe ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Top Channel