
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Peqinit, ku një 55 vjeçar mendohet t’i ketë dhënë fund jetës.
Sipas burimeve paraprake zyrtare, viktima Ali Ibaj mendohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës pranë stacionit të trenit të qytetit të Peqinit.
Shkaku i vetëflijimit ende nuk bëhet i ditur nga policia lokale e Peqinit.
Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie, së bashku me grupin hetimor janë gjendur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e “vetëvrasjes”.
Këto janë të dhënat paraprake pasi 55 vjeçari edhe mund të jetë ekzekutuar nga persona të tjerë.
Gjithësesi trupi i pajetë iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore për të dhënë një përgjigje përfundimtare.
Top Channel