Bulqiza mbulohet nga dëbora
27/12/2010 11:20
I gjithë rrethi i Bulqizës është mbuluar sot me borë e cila filloi në orët e para të mëngjesit.
Reshjet janë shoqëruar edhe me ulje të temperaturave të cilat kanë shkuar deri në -5 gradë.
Trashësia e borës në qytet ka arritur 5 cm, ndërsa në zonat e thella deri në 10 centimetra.
Ndërkohë akset nacionale janë të kalueshme.
Policia ka nisur punën për të disiplinuar trafikun dhe paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të lëvizin me zinxhirë dhe të kenë kujdes për shkak të borës dhe akullit.
Top Channel