Aksident, humb jetën 30 vjeçari

27/12/2010 10:40

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një aksidenti në aksin Lezhë-Milot.

Shtetasi Nikolin Leka, 30 vjeç, ka humbur jetën, ndërkohë drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident Elson Malaj është në gjendje të rëndë në spital.

Të dy ishin duke udhëtuar me një makinë tip Golf me targa LE 7076 A.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta