PS, sërish akuza ndaj Rulit
26/12/2010 13:25
Deputeti socialist Sajmir Tahiri la akuzuar sërish ish ministrinë e Ekonomisë, Genc Ruli për shkelje të ligjit.
Tahiri ka deklaruar se ish ministri i Ekonomisë duhet të tregojë në Prokurori për shkeljet e bëra.
“Ruli të tregojë në Prokurori shkeljet me konçensionet e kromit. Ish ministri ka falur gjobën kompanisë DARFO duke dëmtuar shtetin”, deklaroi Tahiri.
Top Channel