PS: Padi ndaj Rulit
26/12/2010 16:20
Partia Socialiste do të padisë në prokurori ish-Ministrin e Ekonomisë Genc Ruli për shkeljet me koncesionin e minierës së kromit në Bulqizë. (UPDATE)
Sajmir Tahiri njoftoi se PS ka përgatitur një dosje të plotë, e cila do i dorëzohet organit të akuzës.
Sajmir Tahiri njoftoi se dosja përmban fakte të pakontestueshme që provojnë qarte se ministri ka shkelur ligjin.
Tahiri tha se pas publikimit të këtyre fakteve, prokuria nuk ka se cfarë pret tjetër për të vepruar
Ish-Ministri i Ekonomisë në korrik të vitit 2009, pak ditë para se të linte postin ka ndryshuar me nismën e tij planin e investimeve që ishte e detyruar të kryente kompania private sipas marrëveshjes së miratuar në Kuvend.
Top Channel