Peqin, vrasje me armë pranë stacionit të trenit
26/12/2010 15:25
Një ngjarje e rëndë u regjistrua rreth orës 15:00 në afërsi të stacionit të trenit në Peqin, ku një person është vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve, shtetasi Ali Iba u qëllua me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Iba ka humbur jetën.
Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet e para për identifikimin dhe kapjen e autorit të veprës së rëndë, që për momentin mbetet ende misterioz.
Kur kanë mbetur ende edhe pak ditë nga ndërrimi i viteve, krimi i radhës e çon numrin e vrasjeve në vend brenda 2010 në 110, 31 viktima më shumë se viti 2009.
Top Channel