Kundër raportit të deputetit zviceran Dick Marty dhe akuzave të tij ndaj kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe UCK-së për trafikim organesh të robërve serbë të luftës, reagoi edhe shoqata e intelektualeve shqiptarë në Shkup.

Ata i konsideruan akuzat si sajesa që duan të dëmtojnë Kosovën dhe Shqipërinë.

Unioni i Intelektualëve shqiptarë vlerësoi se në prag të 100 vjetorit të konfrencës famëkeqe të Londrës, forcat që dikur bënë padrejtësi ndaj shqiptarëve akoma janë të forta dhe nuk janë dorëzuar para realitetit të ri në Ballkan.

“Ku ka paradoks më të madh që në vend të gjykosh ata që kanë bërë genocid ndaj shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve të gjykohen ata që paraprakisht kanë qenë viktima të asaj lufte?! Përralla të këtilla, trishtuese, që nuk besohen as nga vetë ata që i kanë sajuar, duket qartë se kanë të bëjnë edhe me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Avzi Mustafa, kryetar i Unionit të Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni.

Top Channel