
Me rastin e festave të fundvitit Bashkia e Tiranës u dhuroi një atmosferë festive 300 fëmijëve në nevojë. Bëhet fjalë për ata fëmijë që marrin shërbime në qendrat ditore publike dhe jopublike të qytetit.
“Të gjitha ata që për 1001 arsye janë të detyruar, jo për dëshirë, por shpeshherë të shtyrë edhe nga të tjerët të gjenden në rrugë, unë u uroj shumë që viti i ri të jetë më i mirë për ju dhe më i mirë për të gjithë fëmijët e Tiranës. Por në radhë të parë për ata fëmijë që kanë më shumë nevojë se të tjerët dhe ne jemi këtu për ju dhe për të gjithë ata”, tha në fjalën e tij kryebashkiaku Rama.
Më pas, në bashkëpunim edhe me organizatën Save the Children (shpëtoni fëmijën) dhe aktorë të tjerë socialë, Bashkia e Tiranës shpërndau dhurata për të gjithë fëmijët e pranishëm në këtë festë.
Top Channel