Terrorizmi, 12 të arrestuar në Hollandë
25/12/2010 16:25
Policia hollandeze ka arrestuar në Rotterdam 12 somalezë.
Këta persona dyshohen për përfshirje në aktivitete terroriste.
Lajmin e bën të ditur Prokuroria hollandeze.
Shërbimet sekrete hollandeze dyshonin se personat e arrestuar kishin si qëllim të kryenin një atentat terrorist në Hollandë brenda një kohe të shkurtër.
Top Channel