Të krishterët kremtojnë lindjen e Krishtit
25/12/2010 00:05
Besimtarët e krishterë kremtuan lindjen e Jezu Krishtit. Qindra katolikë u mblodhën në orën 12 në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet për të pritur këtë moment të rëndësishëm në kalendarin kristian.
Mesha e shenjtë e lindjes së Krishtit nisi nën drejtimin e arkipeshkvit katolik të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita. Ai u uroi besimtarëve katolike më shumë paqe, mirësi dhe afrimitet me njëri-tjetrin.
Urime u përcollën mes njëri-tjetrit edhe nga vetë besimtarët në katedralen e Shën Palit.
Top Channel