Gjykata e Shkupit ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim për pronarin e televizionit A1, Velija Ramkovski, i akuzuar për shmangie të tatimeve dhe pastrim parash.

Sipas mediave maqedonase, gjykata ka dhënë masën e paraburgimit edhe për 15 persona të tjerë, mes të cilëve familjarë të Ramkovskit dhe drejtoresha e televizionit, Aneta Kocishki.

Avokatët e të pandehurve e kanë cilësuar këtë masë të trupit gjykues si një vendim absurd, të pabazuar në fakte dhe prova.

Në momentin që ka hyrë në sallën e gjykatës, me pranga në duar, Velija Ramkovski ka brohoritur: “Diktatura është demokracia e Gruevskit”.

Drejtues të A1 kanë deklaruar se arrestimet nuk kanë të bëjnë me cështje financiare, por me linjën editoriale të televizionit, ndër kritikët më të fuqishëm të qeverisë.

Top Channel