Shkodër, Krishtlindje të vështira

25/12/2010 15:15

Edhe në Shkodër besimtarët e krishterë e  kanë pritur Krishtlindjet  në atmosferë feste .

Me këtë rast arqipeshkvia e Shkodrës ka mbajtur një meshë në katedralen e qytetit ku ishin të pranishëm me qindra besimtarë.
 
Por, ndryshe nga vitet e kaluar klerikët dhe qytetarët, përveç të tjerave, i janë lutur Zotit që përmbytjet masive të mos përsëriten më në Shkodër.

“Falenderoj shqiptarët që kanë qenë solidarë me ata që kanë pasur probleme me përmbytjet”, u shpreh Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Masfara.

Pas meshës, besimtarë të shumë kanë mbushur rrugët e qytetit duke krijuar nëj atmosferë feste në zhurmën e fishekzjarreve , atmosferë që më shumë se kurrë Shkodrës i  ka munguar pas katastrofave natyrore  nga më të mëdhatë e 150 viteve të fundit në Shqipëri.

Top Channel