Paris, Krishtlindje në aeroport

25/12/2010 21:10

Të paktën 300 pasagjerë kanë kaluar natën e Krishtlindjeve në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle, ku për shkak të dëborës u anulluan rreth 40 fluturime.

Një nga terminalet e këtij aeroporti është shndërruar në një dhomë gjumi të madhe dhe “të bllokuarit” kanë improvizuar një darkë Krishtlindjesh, ku fëmijët kanë marrë dhurata.

Gjithashtu është organizuar edhe një meshë Krishtlindjesh.

Pasagjerët më fatlumë ndërkohë, janë dërguar në hotelet më të afërta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta