Nigeri, shkon në 26 numri i viktimave

25/12/2010 15:05

Shpërthimet në dy kisha dhe në qendër të Nigerisë kanë shkaktuar 26 viktima ditën e sotme, informuan mediat ndërkombëtare.

Ndërsa në mëngjes u fol për vetëm tetë të vrarë, numri i të plagosurve që ndërruan jetë dhe një tjetër sulm rritën dramatikisht përmasat e ngjarjes.

”Kjo është një situatë shqetësuese dhe qeveria do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të luftuar përgjegjësit e këtyre akteve mizore”, deklaroi guvernatori i shtetit të Bornos, ku edhe ndodhën sulmet, Ali Sheriff-i.

”Eshtë e domosdoshme që shteti ynë të sigurojë lirinë e besimit për të gjithë personat kudo që të ndodhen”.

Top Channel