Ministria e Punës: 11.500 të punësuar në 2010
25/12/2010 09:00
Aktualisht nga 20 mijë vende të lira pune, që janë shpallur nga Zyrat e Punësimit në të gjithë vendin për vitin 2010, rezulton se janë punësuar rreth 11.500 persona.
Autoritetet e Shërbimit Kombëtar të Punësimit sqarojnë se grupmosha që është punësuar është nga 20-35 vjeç, ndërkohë që kjo kategori është dhe ajo që është më e interesuar.
Nga të dhënat që raporton Shërbimi Kombëtar i Punësimit rezulton se numri më i madh i punësimeve regjistrohet në industrinë e përpunimit dhe atë të ndërtimit.
Pjesa më e madhe e të punësuarve kanë qenë me shkollë të mesme, ndërkohë që në totalin e punësimeve për vitin 2010, vetëm 1.500 punëkërkues rezultuan të ishin me arsim të lartë.
Top Channel