Krishtlindjet, Topi uron besimtarët
25/12/2010 13:15
Presidenti i Republikës, Bamir Topi u ka bërë para pak castesh urimet e tij besimtarëve të krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Në mesazhin e tij, kreu i shtetit ka bërë thirrje për paqe dhe qetësi, për të cilat, sipas tij, ka nevojë populli shqiptar.
“Uroj që në shoqërinë tonë të ketë më pak tension. Gjërat e mira ndodhin kur ka harmoni. Kjo festë inspiron paqe dhe dashuri”, është shprehur Topi.
Festimet për Krishtlindjet nisën që në mesnatë, me besimtarët të cilët kremtuan lindjen e Krishtit në Kishën Ortodokse Autoqefale.
Top Channel